Kosova dhe Bosnje-Hercegovina ende me regjim vizash ndaj njëra tjetrës

Për shkak të regjimit të vizave këmbimet ekonomike, kulturore apo turistike mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovina pothuajse nuk ekzistojnë. Këto dy shtete në zemër të Ballkanit, vazhdojnë të mbajnë regjimin e vizave ndaj njëra tjetrës, duke vështirësuar kështu lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Pengesa të mëdha kanë edhe turistët e këtyre dy vendeve që duan të vizitojnë qytetet, muzetë, apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore.