
Korsi për taksitë në Tiranë
Shërbimi taksi në kryeqytet është transformuar tërësisht në 8 vitet e fundit, këtë deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me përfaqësues të kompanive të taksive në Tiranë, në kuadër edhe të fillimit të punës për zhvillimin e Planit Strategjik 5-vjeçar të transportit publik.
Veliaj tha se ky transformim ka shërbyer edhe si një kartolinë për kryeqytetin për këdo që e ka vizituar, sidomos gjatë vitit të Kryeqytetit Europian të Rinisë.
Kreu i Bashkisë e vuri theksin tek fakti se do ketë korsi për taksitë dhe se më shumë se 60% e flotës së taksive në Tiranë sot janë elektrike, që ndotin më pak dhe me kosto më të ulët për qytetarët.
*Tibo News