
Korsi e dedikuar për autobusët
Qyteti i Tiranës është sot disa herë më i pastër se tetë vjet më parë, pavarësisht zhvillimit dhe rritjes së numrit të banorëve dhe turistëve. Kwtw deklaroi kryebashkiaku i Tiranws, Erion Veliaj teksa ndodhej nw njw tryezw diskutimi me urbanistw dhe arkitektw, nw vijim tw debateve publike tw “Tirana City Talks”. Kryebashkiaku Veliaj vuri në dukje përmirësimin e cilësisë së ajrit, për të cilin ftoi këdo që ta kontrollojë përmes aplikacioneve online si Il Meteo apo të qendrës Kopernik.
“Tirana vlerësohet me notën 8 nga 10, disa herë jemi 9, disa herë jemi 8 por para tetë vitesh, i njëjti aplikacion e nxirrte Tiranën me të kuqe, i jepte notën 2, 3 dhe 4, as notë kaluese: pra, qartazi diçka ka ndodhur. Pwr kwtw unw prirem të them se kemi shumë për të bërë, por disa gjëra janë bërë mirë. Qyteti është më i pastër, kaluam nga një qytet që pastrohej një herë në ditë, në një qytet që pastrohet tre herë në ditë. Edhe pse është rritur konsumi, janë rritur edhe aktivitetet, megjithatë Tirana e ka përballuar çështjen e pastrimit”, tha Veliaj.
*Tibo News