
Koreja e Veriut shpall fitoren në betejën kundër COVID
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un shpalli fitoren në betejën kundër koronavirusit të ri, duke urdhëruar heqjen e masave të vendosura në muajin maj.
Koreja e Veriut nuk ka treguar numrin e të infektuarve, por që nga 29 korriku nuk ka raportuar asnjë rast të ri të dyshuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime mbi pretendimet e Koresë së Veriut, duke thënë se muajin e kaluar besonte se situata po përkeqësohej, teksa mungonin të dhënat nga vendi komunist.