
Koreja e Veriut pretendon se Covid mbërriti përmes objekteve të alienëve
Mediat shtetërore në Phenian të Koresë së Veriut pretendojnë se përhapja e Covid ka ardhur nga objektet e alienëve të cilët i kanë lënë në tokë dhe janë prekur nga qytetarët.
Autoritetet e kanë marrë seriozisht duke iu bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë ndaj objekteve që shohin kryesisht përtej kufirit jugor. Për vite me radhë aktivistët në jug kanë fluturuar me balona përtej kufirit për të dërguar fletëpalosje dhe ndihma humanitare.
Si përgjigje, Seuli thotë se nuk ka “asnjë mundësi” që Covid të ketë kaluar kufirin në atë mënyrë.
Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, një hetim zyrtar zbuloi dy persona që u infektuan me Covid që në fillim të shpërthimit të pandemisë pasi ranë në kontakt me materiale të paidentifikuara pranë kufirit të Koresë së Jugut.
Një ushtar 18-vjeçar dhe një fëmijë pesë-vjeçar rezultuan pozitivë për virusin në fillim të prillit pasi gjetën objektet në një kodër në Ipho-ri dhe i prekën. Kushdo që vëren një objekt të çuditshëm udhëzohet ta raportojë atë menjëherë, në mënyrë që të mund të hiqet me shpejtësi nga një ekip urgjent kundër virusit.
Kufiri i mbyllur midis Koreve është një nga më të ruajturit në botë, por dezertorët dhe aktivistët e Koresë së Jugut prej vitesh kanë hedhur tullumbace me mesazhe kundër Koresë së Veriut.
*Tibo News