
Koreja e Veriut nxjerr arsenalin e raketave interkontinentale, a ka rrezik?
Koreja e Veriut ka prezantuar në një paradë të madhe arsenalin e raketave balistike interkontinentale, disa prej të cilave sipas ekspertëve mund të sfidojnë potencialisht sistemin e mbrojtjes së SHBA.
Mijëra njerëz kishin dalë në rrugët e Penianit për të parë paradën ushtarake ku u shfaqën armatimet më të reja dhe trupat e këmbësorisë.
Të pranishëm ishin dhe lideri Kim Jong-un, i cili shoqërohej nga vajza e tij e vogël që po shihet si shumë njerëz si pasardhëse e pushtetit.
Numri i madh i raketave me rreze të gjatë ka shkaktuar shqetësim sepse analistët thonë se një numër i tillë mund të mposhtin mbrojtjen bërthamore të SHBA nëse secila raketë mbante koka të shumta lufte.
Mediat e Koresë së Veriut nuk dhanë detaje, por thanë se një arsenal i tillë demonstroi aftësitë e fuqishme të parandalimit të luftës dhe kundërsulmit.
M.H/TiboNews*