
Koreja e Veriut në prag të urisë, ‘ndryshim rrënjësor’ në bujqësi
Mes shqetësimeve për mungesën e raportuar të ushqimit në vendin e izoluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka bërë thirrje për një “ndryshim rrënjësor” në prodhimin bujqësor. Ai i bëri komentet e tij më pak se një javë pasi Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut tha se fqinji i saj verior dukej se po përballej me një situatë “të rëndë” ushqimore dhe se kishte marrë raporte për vdekje nga uria.
Në një raport muajin e kaluar, instituti 38 North me bazë në Shtetet e Bashkuara tha se cikli i korrjes 2020-21 të Koresë së Veriut “ndoshta nuk kishte arritur të plotësonte nevojat minimale njerëzore” dhe vendi tani po shkonte në prag të urisë.