
Koreja e Veriut konfirmon mbylljen e disa misioneve diplomatike
Koreja e Veriut konfirmoi më 3 nëntor se po mbyll disa prej misioneve të saj diplomatike jashtë vendit. Ky njoftim, sipas Koresë së Jugut, ka të ngjarë që është sinjali i fundit i problemeve ekonomike për shkak të sanksioneve të vazhdueshme ndërkombëtare.Më herët gjatë javës, Qeveria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut po mbyll ambasadat në Ugandë, Angola dhe Spanjë, por edhe konsullatën në Hong Kong sepse sanksionet e kanë bërë jashtëzakonisht të vështirë që këto ambasada të vazhdojnë aktivitetet joligjore jashtë vendit për të fituar para për shpenzimet e tyre operuese.
Sipas të dhënave të Qeverisë jugkoreane, Koreja e Veriut ka raporte diplomatike me më shumë se 150 shtete, por ka vetëm afër 50 misione diplomatike jashtë shtetit.Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se “ose po mbyllim ose po hapim misione të reja diplomatike në shtete të tjera” në linjë me ndryshimet – e paspecifikuara – në mjedisin ndërkombëtar dhe në politikën e jashtme të Veriut.