Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina do të rinisin takimet e nivelit të lartë

Në takimin e parë pas rreth katër vjet, kryediplomatët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Kina ranë dakord të dielën për të ringjallur bashkëpunimin mes vendeve fqinjëve aziatikë dhe për të rifilluar takimet trepalëshe mes udhëheqësve të tyre. Megjithatë nuk u përcaktua një afat specifik mbi këtë çështje. Tre vendet, të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe kulturalisht me njëri-tjetrin, së bashku përbëjnë rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global.

Por përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin shpesh kanë hasur në pengesa për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjet historike që rrjedhin nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe konkurrenca strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.