Kopshti Zoologjik hapet më 4 qershor

Të shtunën e 4 Qershorit Kopshti Zoologjik do të çelë dyer për fëmijët e Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ai foli gjatë një vizitë që bëri në mjediset e rikonceptuara të kopshtit së bashku me një grup  fëmijësh në kuadër të festës së 1 Qershorit.

Erion Veliaj theksoi se ky investim i jep Tiranës jo thjesht një kopsht të denjë Zoologjik, por i rrit edhe vlerën pronave përreth.

Bashkia e Tiranës ka menduar edhe për krijimin e një parkimi nëntokësor të Kopshti Zoologjik.

*Tibo News