
Kontrollet në kampin e muxhahedinëve në Manëz, një i vrarë disa të plagosur
Një person dyshohet se është vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar këtë të martë në kampin MEK në Manëz të Durrësit.
Burime brenda kampit i kanë thënë se gjatë kontrollit, dyshohet se policia ka vrarë një muxhahedin.
Ndërkohë zedhenesi i MEK në një njoftim të shpërndarë për mediat ai deklaron se është vrarë brenda kampit një banor i Ashrafit.
“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.
Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky shtë në kufirin e Shqipërisë.
Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, thuhet nga zëdhënësi i muxhahedinëve në kampin ASHRAF, Shahriar Kia.