
Konkursi ‘Auto Moto Park’, Rama: Në Shqipëri garë të Formula 1
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”.
Teksa mori fjalën, ai tha se ky projekt do i hapë shumë dyer Shqipërisë, si dhe do të sjellë mundësi të shumta.
Rama shtoi se ajo që duket e pamundur se do të ndodhte, një garë e Formula 1 në Shqipëri, e ardhmja do të tregojë se kjo është e mundur.
Ai shtoi se ky do të jetë cirkuiti i parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM në Krastë të Elbasanit.
*Tibo News