
Kongresi Kombëtar i Arsimit, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh
Në Tiranë po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, tha se sfidat e arsimit cilësor duhet të jenë në fokus të Shqipërisë.
I pari i qeverisë thekson se Kongresi Kombëtar i Arsimit bashkon në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit.
Sipas Ramës, kërcënimi ndaj gjuhës po rritet çdo ditë. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme. Rama theksoi se gjuha shqipe ka ardhur koha që të futet në çdo nivel.