
Konflikti Rusi-Ukrainë dhe pasojat e luftës
Ukraina është një shtet i ri, por me histori të lashtë dhe të pasur. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 i dha pavarësinë Ukrainës duke i dhënë fund pothuajse një shekulli kontroll nga Moska.
Mirëpo që në fillim të pavarësisë Ukraina u ndesh me probleme të forta të brendshme të trashëguara prej dhjetëra vitesh.
Popullsia e Ukrainës ndahet mes “pro”-europianëve, që janë vendosur kryesisht në veriperëndim dhe “pro”-rusëve, në juglindje.
Gadishulli i Krimesë, që u aneksua në vitin 2014, prej dekadash ka qenë nën kontrollin e sovjetikëve. Aneksimi nga Moska nxiti edhe më shumë ukrainasit t’i hidhnin sytë nga Perëndimi.
Marrja e Krimesë u bë pas ndërhyrjes ushtarake dhe një referendumi që Kievi dhe Perëndimi e konsideruan të paligjshëm. Fill pas kësaj rajoni i Donbasit u kaplua nga lëvizje pro-ruse që vetë-shpallën pavarësi.
Në shkurt 2022 Moska njohu zyrtarisht pavarësinë e tyre dhe justifikoi pushtimin e Ukrainës me “garantimin e sigurisë”.
Perëndimi reagoi duke i vendosur embargo të plotë Rusisë. Moska u kundërpërgjigj duke kufizuar furnizimet me gaz dhe naftë, furnizime të cilat u kufizuan gjithashtu edhe nga fakti se shumica e tubacioneve kalojnë në Ukrainë.
Përveç dhjetëra mijëra viktima të pafajshme. Konflikti do të mbahet mend edhe për incidentin famëkeq të vitit 2014, ku nga zona e kontrolluar prej rebelëve në lindje u qëllua një avion i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur. Rreth 300 pasagjerët e avionit humbën jetën.
Hetimet ndërkombëtare faktuan se raketa e përdorur ishte ruse.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.