Konflikti në komisariatin në Tiranë shkakton vdekjen e një punonjësi policie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.

Dyshohet se viktima e bullizonte prej kohësh kolegun e tij të ri.

Ai fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë.

*Tibo News