
Konflikti dhjetëra vjeçar mes Koresë së Veriut dhe Jugut
Pas Luftës së Dytë Botërore, në pararojë të Luftës së Ftohtë, gadishulli i Koresë u nda në dy pjesë mes paraleles së 38-të të globit.
Veriu nën ndikimin sovjetik, dhe jugu amerikan. Ishte viti 1948 kur në veri u formua Republika Popullore e Koresë, ndërsa në jug Republika e Koresë.
Dy vite më vonë mes dy shteteve nisi luftë. Koreja e Veriut kaloi paralelen dhe nisi të pushtojë jugun. Seuli u pushtua për vetëm tre ditë.
Forcat e veriut vijuan deri në pjesën jugore ku u ndeshën me një koalicion ushtarak të Kombeve të Bashkuara drejtuar nga SHBA-të. Ky koalicion ia doli shumë shpejtë të zmbrapste forcat e Veriut deri në kufirin me Kinën. Kjo e fundit u përfshi në luftë, duke i dalë krah komunistëve dhe duke drejtuar kundër-ofensivën.
Lufta vijoi me luhatje nga të dyja anët deri sa palët gjetën një ndërmjetësim për të rikthyer gjendjen e kufirit te paralelja 38-të.
Ishte viti 1953 kur Koreja e Veriut nënshkroi marrëveshje armëpushimi me SHBA-në për Jugun.
Lufta e Koresë shkaktoi rreth 4 milionë të vrarë dhe të zhdukur. Prej asokohe dy vendet nuk kanë nënshkruar ende një marrëveshje paqeje.
Praktikisht të dyja shtetet mbeten në luftë.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.