Konflikt mes dy grave në Lushnjë

Dy gra në Lushnjë janë përfshirë në një konflikt me njëra tjetrën, me përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarjen e ka bërë me dije policia, ku ka treguar se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një 49 vjeçare pasi përdori gërshërë për të goditur një 52 vjeçare. Kjo e fundit fatmirësisht pësoi goditje të lehta dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën. Arsyet e konfliktit mes dy grave ende nuk janë bërë të qarta, ndonëse thuhet për motive të dobëta.

Njoftimi nga policia:

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta”.