
Konfirmon BE: Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite më 13 tetor
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor. Aktualisht nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, në atë që njihet si zona Shengen.