
Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth
Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator në Balmoral. Pas tre javësh zi familja mbretërore i është rikthyer normalitetit. Në çertifikatën e saj të vdekjes shkruhet se Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”. Çertifikata u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne. Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.
Ndërsa, kur Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99-vjeçare, nuk pati asnjë njoftim nga Pallati dhe një muaj më vonë, doli se shkaku i vdekjes së tij ishte “pleqëria”. Raporti i tij i vdekjes tregoi se nuk kishte asnjë sëmundje ose lëndim tjetër që kontribuoi në vdekjen e tij.