
Konfirmohet rasti i parë me poliomelit në SHBA, pas një dekade
Një person nga Rockland County i New York, është diagnostikuar me poliomielit, rasti i parë i identifikuar në Shtetet e Bashkuara në gati një dekadë.
I riu i pavaksinuar filloi të përjetonte dobësi dhe paralizë rreth një muaj më pare.
Rasti vjen gati një muaj pasi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë paralajmëroi se kishte zbuluar poliovirus në mbikëqyrjen e mostrave të ujërave të zeza në Londër, duke treguar se ka pasur një farë përhapjeje midis individëve në Londrën Veriore dhe Lindore, megjithëse asnjë rast nuk është konfirmuar zyrtarisht atje.
Polio është një infeksion i shkaktuar nga poliovirusi. Rreth 1 në 4 persona të infektuar kanë simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë dhimbje të fytit, temperaturë, lodhje, të përziera, dhimbje koke dhe dhimbje stomaku. Rreth 1 në 200 do të zhvillojnë simptoma më serioze që përfshijnë ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në këmbë, një infeksion të trurit ose palcës kurrizore dhe paralizë.
Nuk ka shërim për poliomielitin. Trajtimi për të adresuar simptomat mund të përfshijë ilaçe për të relaksuar muskujt dhe terapi fizike për të stimuluar muskujt. Megjithatë, çdo paralizë e shkaktuar nga poliomieliti është e përhershme.
Ky është rasti i parë i poliomielitit i diagnostikuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2013, sipas Departamentit të Shëndetësisë në Nju Jork.
Zyrtarët shëndetësorë të shtetit dhe të qarkut po këshillojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor të qëndrojnë vigjilentë për raste të tjera dhe ata po këshillojnë banorët e qarkut të vaksinohen për poliomielitin.
Vaksina e poliomielitit kërkohet për ndjekjen e shkollës. Personat që janë vaksinuar nuk pritet të jenë në rrezik.
Rasti i Nju Jorkut u identifikua si një virus revertant i poliomielitit Sabin tip 2, duke treguar se ai rrjedh nga dikush që ka marrë vaksinën orale të poliomielitit, e cila përmban një formë, por të dobësuar të virusit të poliomielitit.
Zyrtarët thonë se kjo sugjeron se virusi ka origjinën jashtë SHBA-ve, ku ende administrohet vaksina orale, por ata po hetojnë origjinën e këtij rasti të veçantë.
Zyrtarët shëndetësorë thanë të enjten se personi nuk kishte udhëtuar jashtë SHBA-ve para ose pasi u diagnostikua. Në mënyrë tipike, njerëzit që preken nga poliomieliti mund ta përhapin atë tek të tjerët për rreth dy javë.
Vaksina orale e poliomielitit nuk është më e autorizuar për përdorim. Në SHBA, vetëm vaksina e poliomielitit të inaktivizuar është dhënë që nga viti 2000. Një person nuk mund të marrë poliomielitin nga vetë vaksina, por vitet e fundit, raste të poliomielitit të lidhura me vaksinën orale janë shfaqur në komunitete që kanë shkallë të ulët të vaksinimit. Zyrtarët shëndetësorë mendojnë se lloji i virusit që kontraktoi individi e ka origjinën në këtë mënyrë.
Kur ky lloj i dobësuar i virusit qarkullon në popullatat e paimunizuara – zakonisht në zona me kushte të këqija sanitare – virusi mund të fitojë mutacione dhe të kthehet në një formë që shkakton paralizë. Këto viruse që rrjedhin nga vaksina janë të ndryshëm nga polioviruset e egër, të cilët tani qarkullojnë vetëm në Pakistan dhe Afganistan.
Rastet e poliomielitit dikur ishin të zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Gjatë një prej shpërthimeve më të rënda në vitin 1952, virusi infektoi 58,000 njerëz në SHBA, paralizoi më shumë se 21,000 dhe vrau më shumë se 3,100. Megjithatë, fushatat e vaksinimit reduktuan rastet në mënyrë dramatike. Rasti i fundit i poliomielitit i ndodKonfirmohet rasti i parë me poliomelit në SHBA, pas një dekadehur natyrshëm në SHBA ishte në vitin 1979.
*Tibo News