Konfirmohet, lëndimi me Interin lë një muaj larg fushe Locatellin

Manuel Locatelli ka kryer disa kontrolle mjekësore në J-Medical, pas lëndimit në gju që e detyroi që të largohej nga fusha në pjesën e parë të sfidës Juventus-Inter.

Mesfushori bardhezi ka kryer sot disa vizita të specializuara, që kanë evidentuar një dëmtim në gju që do ta mbajë larg fushës së blertë për rreth 4 javë.

Diagnoza është konfirmuar nga vetë lojtari, që duke dalë nga J-Medical u ka thënë tifozëve që po e prisnin jashtë: “Është e sigurt që do të mungoj për 20 ditë…”./ Oversport.tv