Konfirmohen dy variantet e Omicron në Shqipëri

Konfirmohet prezenca e dy varianteve të reja të Omicron, BA1 dhe BA2 në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin pas përgjigjes së dërguar nga laboratorët e referencës në Gjermani. Mësohet se nga totali i 556 mostrave të dërguara,  sundon varianti BA1 i Omicron, por ka edhe prezencë në qarkullim të BA2.  Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Ministria e Shëndetësisë informon lidhur me prezencën e këtyre dy varianteve të Omicron, si dhe së bashku me ISHP iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.


Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1

8.3%(46) janë mostra BA2

3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

*Tibo News.