
Konferenca Kombëtare “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri”
E marta e 18 prillit ka nisur me Konferencën Kombëtare të Sportit me temën “Arritjet Kombëtare të Sportit në Shqipëri”, në Pallatin e Kongreseve.
Fjalën e parë në konferencë e mbajti ministrja e Sportit dhe Arsimit, Evis Kushi, e cila përmendi arritjet e deri tanishme, por historike të vendit tonë në botën e sportit.
Qëllimi i kësaj konference ishte bërja bashkë për të diskutuar mbi gjithë aktorët që kanë çuar drejt suksesit sportin në Shqipëri.
Ministrja Kushi theksoi se aktualisht po punojnë që ta përmirësojnë e ta vendosin sportin në funksion të ekonomisë, turizmit dhe në të gjithë sektorët e shoqërisë.
Pjesë e kësaj konferencë kombëtare ishte edhe presidenti i lojërave mesdhetare bashkë me sekretarin e përgjithshëm.
Koksh ka nisur një tjetër fazë me lëvizjen olimpike dhe me aktivitete sportive, ndaj nuk mungoi as fjala e presidentit, zotit Fidel Ylli, që foli mbi sfidat dhe suksesin e sportit në Shqipëri.
Gjatë konferencës gjithashtu u përmend fakti se tashmë buxheti për sportin është shtuar dhe se metoda të reja që shpërblejnë me dinjitet sportistët, janë rrugës.
Luiza Gega, atletja që i ka sjellë shumë medalje Shqipërisë, u shfaq e lumtur mbi arritjen e një konference të tillë si dhe dërgoi mesazhe për të gjithë që t’i drejtojnë sytë nga rëndësia e sportit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka gjatë fjalimit, krahasoi sportin në Shqipëri ndër vite dhe u ndal te ndryshimet dhe progresi që ka pësuar. Gjithashtu konfirmoi se është koha e duhur për një paketë ligjore për krijimin e tregut të sportit.
Në konferencë i pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili foli për arritjet e qeverisë, investimet e Bashkisë dhe theksoi se bashkë me KOKSH po bëjnë përgatitije për një bashkëpunim të mundshëm me Kosovën, që të jenë bashkëorganizatore për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Kjo konferencë ishte tejet e rëndësishme pasi jo vetëm mblodhi figurat më të rëndësishme, por solli në vëmendje gjithë çka ishte bërë duke synuar që të bëhet gjithmonë e më shumë.