
Komuniteti Europian i Transportit: Shpenzimet për rrugët në Ballkan, të larta
Komuniteti Europian i Transportit thotë se shpenzimet për ndërtimin e rrugëve po rezultojnë më të larta se përllogaritjet fillestare. Raporti është bërë për rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe vendi ynë. Për këtë institucion, vlera e parashikuar e projekteve, në masë të madhe tejkalon shumën e financimit në dispozicion.
Kapaciteti i partnerëve rajonalë për të mobilizuar burime shtesë në këtë drejtim është gjithashtu e kufizuar. Komuniteti Europian shton se duhet një qasje më e fokusuar, për të siguruar përdorimin optimal nga burimet financiare, duke ndërtuar rrugët me kosto më të lira.