Kompensimi i naftës për transportin publik vijon edhe 3 muaj

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se qeveria ka vendosur të shtrijë edhe me tre muaj të tjerë kompensimin për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas.

Pas mbledhjes së qeverisë Balluku u shpreh për mediat se vendimi është në vazhdën e paketës antikrizë dhe nuk do të ketë impakt në buxhetin e shtetit.