
Kompanitë paralajmërojnë përsëri shtrenjtim të çmimeve të bulmetit
Nga muaji korrik pritet të ketë sërish rritje të çmimeve të bulmetit në vend. Kompanitë përpunuese janë në vështirësi për gjetjen e qumështit në vend, pasi prodhimi është me rënie. Mungesa e qumështit është krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët. nga data 1-15 korrik do të rritet përsëri çmimi i qumështit që blihet nga fermerët.
Arsyeja e rritjes së çmimit të qumështit nga korriku do të jetë nga shtimi i kostos të përpunimit të ushqimit të kafshëve e ndikuar nga shtrenjtimi i naftës. Tendenca rritëse e qumështit të blerë nga fermeri këtë vit ka qenë e lartë në raport me 2021.