
Kompania TIBO vlerësohet me çmimin prestigjoz CCIT AWARDS 2022
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë prej më shumë se 12 vitesh vlerëson më të mirët e sipërmarrjes të mbarë trevave shqiptare.
Çmimi “CCIT AWARDS 2022” vjen në jubileun e 125 vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Në fjalën e tij Kryetari Z. Nikolin Jaka u shpreh se TIBO ofron ndër modelet më të shkëlqyera të të bërit biznes edhe në momentet më të vështirë gjatë pandemisë.
Në ceremoni, çmimi i nderit si kompania më e mirë IPTV iu dhurua Presidentit të TIBO Z. Adnan Mahmuti nga Ministrja e Arsimit Znj. Evis Kushi.
Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit Z Mahmuti u shpreh se këto vlerësime janë inkurajim i punës së palodhur të TIBO për të sjellë risi në treg dhe shërbim me teknologji superiore.
Në motivacionin e saj, për “CCIT AWARDS 2022” Dhoma e Tregtisë u shpreh se TIBO është një shembull unik në trevat tona që udhëheq tregun me teknologji të zhvilluar 100% nga inxhinierë shqiptarë.
TIBO sjell kanale me përmbajtje origjinale dhe falë partneritetit të ngushtë me OVERSPORT solli Serie-A italiane, dhe një internet superior falë rrjetit TIBO FIBRA.
TIBO mbetet e përkushtuar ndaj të gjithë shqiptarëve në ofrimin e shërbimit më cilësor dhe rrjetit më të mirë teknologjik të zhvilluar nga puna dhe pasioni i palodhur i inxhinierëve shqiptarë.