Kompania kineze e video lojërave shkurton punonjësit

Faqja kineze e transmetimit të lojërave video Huya ka filluar të shkurtojë stafin.

Huya dikur ishte pjesë e një plani që gjiganti kinez i lojërave kishte për të krijuar përgjigjen e Kinës ndaj platformës amerikane Twitch.

Njësia Nimo TV e kompanisë, e cila u publikua në vitin 2018 si një version ndërkombëtar i Huya, është prekur më së shumti nga shkurtimet e mëdha të stafit.

Huya, e cila është një nga platformat më të mëdha të transmetimit të videove në Kinë së bashku me rivalin DouYu, kishte rreth 2 mijë punonjës në vitin 2020.

Plani i Tencent për të bashkuar Huya dhe DouYu për krijimin e një gjiganti prej 10 miliardë dollarësh të transmetimit të lojërave video u bllokua nga Pekini vitin e kaluar për arsye të ligjit Antitrust.

Shkurtimet e stafit të Huya u raportuan fillimisht nga mediat lokale si Tech Planet, të cilat thanë se rivali më i madh i Huya, DouYu, po pushon gjithashtu shumë punonjës.

Gjigantë të tjerë të teknologjisë kineze, duke përfshirë Alibaba dhe Tencent, kanë shkurtuar stafin. Rregulloret e reja ndaluan disa nga praktikat e tyre të vjetra të biznesit dhe mundësitë e kufizuara të rritjes.