
Kompania holandeze Prosus ndahet nga tregu online rus
Investitori holandez i teknologjisë Prosus NV tha të ndërpresë bashkëpunimet me tregun online rus Avito.
Avito ishte një nga investimet më të vlefshme të Prosus deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. Avito vlerësohej deri në vlerën 6 miliardë dollarë.
Prosus tha do të vazhdojë të operojë si një njësi e pavarur e drejtuar nga bordi i saj dhe një ekip lokal menaxhues.
Ndërsa Prosus ka thënë se ishte “i tmerruar” nga pushtimi, për të cilin Moska thotë se është një “operacion special ushtarak”, fillimisht vendosi të vazhdojë të drejtojë Avito, duke vënë në dukje se ka 4,000 punonjës.
Ky vendim u kritikua pasi doli se Avito kishte mbajtur reklama për ushtrinë ruse.
Avito tha në një deklaratë të veçantë se procedura ligjore për ndarjen nga Propus do të zgjaste disa muaj.
Ajo tha se nuk kishte nevojë për financim të jashtëm dhe do të investonte përsëri fondet e veta në zhvillimin e të gjitha fushave të biznesit të saj.
Avito është një faqe interneti ruse e reklamave të klasifikuara me seksione të përkushtuara për mallrat e përgjithshme për shitje dhe është faqja e dytë më e madhe në botë.