Kompania farmaceutike AstraZeneca shton fitimet e saj

AstraZeneca ka deklaruar këtë të enjte se kompania ka tejkaluar parashikimet e saj të fitimeve përgjatë tre mujorshit të tretë të vitit.

Prodhuesi anglo-suedez i barnave ka mundur të rrisë bilancin e fitimeve nëpërmjet shitjes masive të barnave kryesore të kancerit .

Departamenti onkologjik i prodhimit ka rritur shitjet me një të katërtën.

Fitimet kanë arritur shifrën e 11 miliardë dollarëve duke tejkaluar kështu edhe pritshmëritë e ekspertëve.

Nga këto rezultate kompania farmaceutike ka rritur edhe prespektivën e saj të shitjeve për të paktën 3 mujorshin e fundit të vitit.

AstraZeneca pret gjithashtu që aksionet e saj në bursat ndërkombëtare të shënojnë një rritje me një të tretën.

Kompania ka raportuar prej kohësh fitimet e saj në dollarë.

Monedha amerikane pas një rritje të ndjeshme po luhatet në tregjet financiare duke frikësuar edhe ndërmarrje të ndryshme mbi luhatjen e fitimeve.

*TiboNews