
Kompania e veshjeve të Victoria Beckham në borxhe të mëdha
Dy emra shumë të njohur, David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më të dashur dhe fuqishëm në botë. Influenca e tyre ka patur një ndikim edhe në sipërmarrjet e tyre, megjithatë duket sikur njëri prej tyre, në të cilin është investuar më shumë, rezultatet nuk janë të dëshiruarat.
Kompania e veshjeve të Victoria-s është ndeshur me probleme kohëve të fundit për shkak të një shume të madhe parash. Kompania ka borxhe të një niveli të lartë, të cilat arrijnë në 64 milionë dollarë, informacion ky i dalë nga “The Mirror”.
Kjo gazetë ka treguar se shumë prej veshjeve të Victoria-s dhe biznesit që mori përsipër të hapte për make-up, patën një humbje të madhe. Dy vite më parë, Victoria humbi 15.6 milionë dollarë.
“The Mirror” ka shtuar se 34 milionë dollarë të borxhit kanë të bëjnë me paratë që u detyrohen kompanive të tjera, të cilat lidhen me ndërmarrje të ndryshme tregtare të familjes Beckham. Veshjet e Beckham tani janë duke u shitur me 70% ulje në një dyqan luksoz online.
Victoria e ka lançuar markën e saj të modës në vitin 2008 me një koleksion të vogël si fillim, por kohët e fundit po shihet se marka është drejt humbjeve të mëdha.