
Kompania e automjeteve Ford zgjeron rrjetin e shitjeve në Evropë
Prodhuesi i makinave “Ford” zbulon planet për shtatë modele të reja elektrike në Evropë, një vend për montimin e baterive në Gjermani dhe një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin e nikelit në Turqi.
Kompania e konsideron si të nevojshme ecjen drejt të ardhmes elektrike, pasi përmbush nevojën e lëvizshmërisë së klientëve në një Evropë në transformim.
Ford tha se do të prezantojë tre automjete të reja elektrike pasagjerësh dhe katër automjete të reja komerciale elektrike në Evropë deri në vitin 2024. Synimi madhor i Ford-it është shitja e më shumë se 600,000 makinave elektrike në kontinentin evropian deri në vitin 2026.
Ford ka forcuar bashkëpunimin me Volkswagen. Sipas kësaj marrëveshjeje prodhuesi amerikan i makinave do të prodhojë një automjet të dytë elektrik për tregun evropian bazuar në platformën e rivalit gjerman.
Kjo do të përfshijë investime prej 2 miliardë dollarësh në fabrikën e Ford-it në Këln të Gjermanisë.