
Kompania britanike Three rikthen roaming-un me pagesë në BE
Nga sot, disa përdorues të kompanisë telefonike Three Mobile do të mund të përdorin smartfonët e tyre jashtë vendit.
Rrjeti i Mbretërisë së Bashkuar sapo ka aktivizuar tarifat e roaming-ut në Bashkimin Evropian. Përdorimi i të dhënave, teksteve dhe telefonatave në vende të tilla si Franca, Italia dhe Spanja do t’i kushtojë disa klientëve 2 paund në ditë.
Kjo do të thotë se një familje prej katër anëtarësh që po largohet për një pushim dy javor mund t`i kushtojë mbi 100 paund.
Three konfirmuan vitin e kaluar se tarifat prekin vetëm klientët e rinj që i janë bashkuar rrjetit ose përdoruesit aktualë që kanë përmirësuar marrëveshjet e tyre pas 1 tetorit 2021.
Edhe pse Three po i tarifon klientët që të përdorin pajisjet e tyre jashtë vendit, SMARTY ende ofron roaming plotësisht falas.
Nëse nuk e keni ditur tashmë, SMARTY në fakt është në pronësi të Three dhe përdor teknologjinë e tij 4G dhe 5G për të mbajtur klientët e lidhur.