Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar marrëveshje me Komitetin Olimpik Kroat

Presidenti i KOKSH, zoti Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar Presidentin e Komitetit Olimpik Kroat z. Zlatko Matesa.

Në kuadrin e vizitës së tij në Shqipëri, sot në ambientet e KOKSH, Presidenti i këtij institucioni, z. Fidel Ylli, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kroat, z. Zlatko MATESA, nënshkruan një marëveshje bahkëpunimi, në prani të përfaqësuesve të federative të ndryshme sportive dhe mediave lokale.

Kjo marrëveshje synon themelimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve;
– Për të promovuar vizitat reciproke të delegacioneve sportive, trajnerëve dhe ekspertëve;
– Për të promovuar bashkëpunimin në trajnimin e trajnerëve në disiplina të ndryshme sportive;
– Për të promovuar bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis stafit të dy komiteteve;
– Për të promovuar bashkëpunimin dhe trajnimin në mediat sociale dhe marketing;
– Për të inkujaruar shkëmbimin e ftesave për pjesëmarrjen e sportistëve në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare në të dy vendet;
– Për të inkurajuar vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes federatave dhe organizatave të ndryshme sportive të të dy vendeve;
– Për të mundësuar shkëmbimin i ftesave reciproke për të ndjekur takime, konferenca, seminare dhe forume akademike për cështje në lidhje me sportin dhe edukimin fizik në të dy vendet.