Komiteti i Ekspertëve merr dy vendime për situatën e Covid

Reduktohet periudha e izolimit për të prekurit nga Covid në Shqipëri në 5 ditë. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se rekomandimi vjen sipas udhëzimeve të Insititutit të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes është marrë edhe një vendim tjetër, lidhur me dozat përforcuese të vaksinimit. Manastirliu njofton se është reduktuar periudha e vaksinimit me dozën e tretë, nga 6 muaj që është aktualisht në 5 muaj pas dozës së dytë të vaksinës anti Covid.

Ndërsa lidhur me masat kufizuese, Manastirliu njofton se ekspertët e Komitetit Teknik do të rivlerësojnë  dinamikën e rasteve me Covid dhe në vijim do të merren vendimet.