
Komisioni Europian ul pritshmëritë e rritjes ekonomike në vend
Komisioni Europian ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%. Më herrët, në raportin e nëntorit parashikimi ishte me 3.7%.
Rishikimi për ngadalësimin e ekonomisë lidhet me ndikimin e luftës në Ukrainë edhe në vendin tonë, që ka sjellë një rritje të fortë të çmimeve, veçanërisht të ushqimeve, karburanteve dhe energjisë.
Komisioni Europian thekson se ka shtuar pasiguritë dhe pritet të frenojë konsumin dhe investimet private, ndërsa qeveria rrezikon të ngarkohet me një nivel të lartë të borxhit publik për shkak të kostove të rritura nga importi i energjisë elektrike dhe subvecnionimit të faturave të energjisë.
*Tibo News.