
Kombinimi i bollgurit me mishin e pulës dhe perime, receta e thjeshtë dhe e shpejtë
Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe shërbehet për dy persona.
Përbërësit:
- 1 gotë bollgur;
- 200 ml ujë;
- vaj ulliri;
- 1 spec jeshil;
- ½ karrotë;
- 200 gr mish pule;
- kripë;
- piper i zi
Përgatitja:
- Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë bullgurin kokërrmadh.
- Duhet të dini që një gotë bullgur kërkon dy gota ujë dhe koha e zierjes ju merr 15 minuta. Shtojini pak kripë dhe piper të zi.
- Në një tigan ku keni shtuar më parë vaj ulliri, vendosni për të skuqur specin dhe karotën e prerë imët.
- Shtoni mishin e pulës, pak ujë dhe marinojini me kripë e piper të zi. E lini rreth 10 minuta.
- Në fund shërbeni bullgurin në një pjatë dhe sipër i shtoni perimet e skuqura me mishin e pulës.