
Kombinimet e çifteve sipas Horoskopit që s’do ndaheshin kurrë
Jo të gjitha martesat zgjasin përgjithmonë sepse ne të gjithë kemi cilësitë tona që ndoshta nuk përputhen me ato të partnerit. Nëse nisemi nga shenja e Zodiakut, ka disa çifte që kombinojnë më së miri dhe mund të jenë të lumtur gjithmonë. Ata nuk do donin të ndaheshin kurrë, por disa çifte të tjera thjesht nuk mund të zgjasin shumë.
Zbulo më poshtë shenjat e kombinuara në çift sipas horoskopit që kanë shumë më pak gjasa për t’u ndarë:
Dashi-Peshqit
Dashi është i ashpër dhe i motivuar, ndërsa Peshqit janë shumë të ndjeshëm, shumë intuitivë dhe kompleksë. Secili mbush atë hapësirë që është bosh tek tjetri. Dashi është shkëmb për peshqit, ndërsa peshqit e kanë spirancë dashin.
Peshorja-Luani
Peshorja është miqësore, e këndshme dhe e dashur. Luanët janë socialë, shumë të zgjuar dhe kërkojnë vëmendje. Kjo dyshe në çift është perfekte. Ata kanë shumë për të folur për personalitetet e tyre dhe plotësojnë njëri tjetrin.
Shigjetari-Binjakët
Këto dy shenja të Zodiakut janë dashamirës të lirisë dhe i adhurojnë aventurat. Gjëja e mahnitshme e këtij çifti është se ata kanë shumë gjëra për të ndarë së bashku. Mërzia nuk është aspak pjesë e jetës së tyre, sepse gjithmonë do të ndjekin idetë e njëri tjetrit për t’u argëtuar sa më shumë.
Virgjëresha-Demi
Ky çift ndajnë vlera të përbashkëta dhe e bëjnë lidhjen e tyre të zgjasë gjatë. Demi është i ngrohtë dhe i qetë, ndërsa Virgjëreshës i pëlqen të ketë kontrollin. Bashkë janë çifti perfekt. Duket se janë krijuar për njëri tjetrin.
Peshqit-Gaforrja
Peshqit dhe gaforrja janë shumë të hapur ndaj dashurisë dhe të dy janë aq të ndjeshëm sa janë krijuar si për njëri tjetrin. Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për njëri tjetrin, kështu që marrëdhënia mes tyre me gjasa zgjat përgjithmonë.