Kombëtarja stërvitet, gati për sfidën me Spanjën

Ekipi i Kombëtares vijon përgatitjet në prag të ndeshjes me Spanjën.

E sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë duke pasur parasysh kualitetin e skuadrës spanjolle. Për Shqipërinë luhet një kualifikim i mundshëm për në fazën tjetër

Ka patur interes për gjendjen e Rey Manaj, i cili thuhet se dje pati një stërvitje të diferencuar, ndonëse nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por më tepër një çlodhje e lojtarit që ndaj Kroacisë harxhoi shumë energji. Dhe ai i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës duke u stërvitur.

Nesër rreth orës 18:00 kuqezinjtë do udhëtojnë drejt Dyseldorfit për t’u sistemuar dhe për t’u bërë gati për ndeshjen. Thuhet se në arenë do të jenë rreth 30 mijë tifozë shqiptarë si suport për ekipin tonë.

Ndeshja luhet të hënën në orën 21:00 dhe shqiptarët kudo në botë do mund ta shohin në platformën Tibo, në cilësinë më maksimale.