Kombëtarja realizon fotot zyrtare të Europianit

Kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.

Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2016, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici”, me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe Altin Micin, të cilët firmosën rinovimin e marrëveshjes mes palëve.