Kombëtarja me përgatitjet e fundit kundër Islandës

Kombëtarja bën përgatitjet e fundit për ndeshjen e sotme me Islandën.

Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Rekjavijk.

Trajneri Edi Reja ka qenë mjaft i rezervuar të zbulojë detaje nga formacioni me të cilën do të startojë këtë ndeshje.

Gjithsesi një faktor i rëndësishëm që do ta kushtëzojnë janë mungesat.

Shqipëria do të duhet të luajë pa Brojën, Uzunin, Strakoshën ndërsa disa të tjerë janë lënë në listë pritjeje.

Ndërsa tek islandezët nuk ka mungesa.

*Tibo News.