
Kombëtarja ‘humb’ Gjimshitin
Dëmtimi që Berat Gjimshiti pësoi kundër Napolit në sfidën e javës së 26 të Serie A do ta mbajë atë larg kombëtares kuqezi.
Mbrojtësi 30-vjeçar doli në fund të pjesës së parë në takimin që u luajt në stadiumin “Maradona”, me skuadrën e tij Atalanta që u mund me rezultatin 2-0.
Gjimshiti pësoi një dëmtim muskulor dhe për t’u rikuperuar atij do t’i duhen të paktën 3 javë, në varësi të punës që do të bëjë gjatë fazës së rehabilitimit.
*Tibo News