Kombëtarja bëhet gati për sfidën me Poloninë

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit për shkak të përgatitjeve për sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024.

Të gjithë lojtarët e Kombëtares ishin të pranishëm, ndërsa pjesa më e madhe punuan me ngarkesë të plotë stërvitore.

Kombëtarja Kuqezi ka vetëm një javë kohë të përgatitet për ndeshjen.

Shqipëria do nisë eliminatoret në transfertë me sfidën ndaj Polonisë, ndeshje që do të luhet në datën 27 mars në Poloni.

*TiboNews