Kolumbia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Kolumbia shpalli gjendjen e  fatkeqësisë natyrore të enjten për shkak të zjarreve që shpërthyen në disa pjesë të vendit.

Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro deklaroi një “gjendje fatkeqësie”, duke u thënë gazetarëve se fondet e miratuara më parë për qëllime të tjera do të përdoren për krizën.

Qeveria po kërkon gjithashtu ndihmë ndërkombëtare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, Kili, Peruja dhe Kanadaja, “e cila ka përvojë të madhe për të luftuar zjarret”, i janë përgjigjur thirrjes. Petro tha se po kërkon edhe bashkëpunimin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Zjarret janë rezultat i kushteve të nxehta dhe të thata të lidhura me fenomenin e motit El Niño, sipas zyrtarëve. El Niño pritet të vazhdojë për disa muajt e ardhshëm përpara se të përfundojë gjatë pranverës së Hemisferës Veriore.