KOKSH marrëveshje bashkëpunimi me komitetin sllovak

KOKSH dhe Komiteti Olimpik Sllovak nënshkruan një marëveshje bashkëpunimi mes tyre.
Delegacionet nga të dy vendet po zhvillojnë takime gjatë një vizite dy ditore nga ana e KOKSH.
Delegacioni i KOKSH kryesohet nga presidenti Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm Gerti Shima, ndërkohë i pranishëm është edhe presidenti i TIBO MEDIA GROUP si partner strategjik.

Marrëveshja konsison me njohjen e punës dhe shkëmbimin e përvojave mes dy komiteteve olimpike.
Kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë institucionalizimit dhe thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Dy delegacionet vizituan edhe muzeun olimpik në të cilin ndodhen mbi 13 mijë botime, revista dhe foto nga fusha e sportit në Sllovaki, gjithashtu edhe objekte me vlerë historike..
Ne diten e 2-te te vizites delegacioni i Koksh i shoqeruar nga sekretari i Komitetit Sllovak Jozef Liba vizituan edhe qendren olimpike x-bionic Sphere.
Pjesë e delegacionit sllovak ishin , President i Komitetit Olimpik Sllovak, zëvendës presidenti, sekretari i përgjithshëm, kreu i marëdhënieve ndërkombëtare të komitetit dhe zyrtarë të tjerë.