“Kokorja inteligjente” pritet t’i kthejë zjarrfikësit super-heronj

Një kokore inteligjente, kjo është zgjidhja e propozuar nga disa hulumtues në Skoci, për të ndihmuar zjarrfikësit të gjejnë dhe shpëtojnë më shpejt njerëzit në rrezik.

Pajisja është projektuar nga një ekip shkencor i departamentit të robotikës në Universitetin e Edinburgut. Ajo përmban sensorë, kamera termike dhe teknologji të veçantë GPS, për të përcaktuar vendndodhjen.

Kokorja inteligjente synon t’i ndihmojnë zjarrfikësit të lëvizin më lehtë në mjediset e mbushura me tym, të kenë mundësi për të shikuar mjedisin përreth edhe në errësirë dhe në fund të shpëtojnë sa më shpejt fatkeqët.

Kjo pajisje u ofron zjarrfikësve të skanojnë ambientet para dhe gjatë ndërhyrjeve, duke ua lehtësuar tejmase punën.

Në Universitetin e Edinburgut parapëlqejnë ta quajnë kokorja e super-heronjve. Ekipi shkencor thotë se deri më sot është investuar për rritjen e sigurisë së zjarrfikësve, por pak në drejtimin e pajisjes me elementë që mund t’u lehtësonin punën në shpëtimin e njerëzve.

Kokorja, e cila peshon më pak se 1 kilogram, është me komponentë tërësisht të përballueshëm dhe mund të përshtatet lehtësisht me kokoret standarde të zjarrfikësve.

Studiuesit tashmë po mendojnë për hapin tjetër, gjetja e një investitori për ta mbështetur prodhimin në masë të modelit në mënyrë që kjo kokore të dalë vërtetë në treg si zgjidhje për të gjitha grupet e zjarrfikësve në botë.

*Tibo News.