“Koko Fest” arrin sërish, çel siparin me Durrësin

Festivali mbarëkombëtar i komedisë “Koko Fest” ka mbërritur sërish këtë vit dhe ka çelur siparin me teatrin e Durrësit me komedinë angleze të Alan Ayckbourn “Të prezantoj Babain”, përshtatur dhe vënë në skenë nga Adelina Muça. Në atmosferën e krijuar ishin pjesë aktorët Gentian Zenelaj, Suela Bako, Ervin Doko dhe Alessia Xhemalaj, ku dritat kryesore ishin të ndezura nga raportet në çift.

Sipas Adelina Muçës, regjisores dhe përkthyeses së shfaqjes, e gjitha kjo është konceptuar përreth një tavoline, si simbolikë e vendit ku mblidhen familjarët, për të diskutuar gjërat më të rëndësishme, siç ndodh në shtëpitë e çdo shqiptari. Përsa i përket pjesës së tradhtisë dhe tolerancës që ka brenda një familjeje, siç u pa, toleranca qëndron gjithmonë në një familje edhe në marrëdhëniet në çift, edhe tradhtia. Edhe pse nuk do të duhej të ishte diçka e mirë në fakt, por këta janë njerëzit e ky është njerëzimi.

Këto shfaqje të vëna në skenë nuk janë të realizuar posaçërisht për Festivalin e Komedisë, ndaj në të marrin pjesë regjisorë të ndryshëm si Hervin Çuli, Ledian Gjeçi, Andeta Radi e të tjerë.

Ndriçim Xhepa është pjesë e jurisë prej 8 vitesh dhe mendon se ky festival ka një rëndësi të veçantë dhe meriton të çohet para si iniciativë.

Sipas tij, ky festival është pozitiv për vlerat që sjell. Vijnë prodhime si komedi, komedi e zezë, satirë që mbledhin vlerën komike të mbarë skenës shqiptare dhe krijohet një festë e këndshme e njerëzve të skenës.

7 grupe teatrale do të performojnë përpara artdashësve dhe më 10 shtator, do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve me gjithë trupat e trevave shqipëfolëse.

Mungkin imej teks yang berkata 'PROGRAMI KoKoFest 2022 3 Shtator "Të prezantoj Babain" Teatri "Aleksander Moisiu' Durres 4 Shtator "Provo edhe njöherë Sam" Teatri "Bekim Prizren 5 Shtator "A flasim për burrat" Teatri "Andon Zako Çajupi Korçë 6 Shtator "Pak pakt" Teatri Kombetar Eksperimental K. Spahivogli" Tirane 7 Shtator "Gjaja" Teatri "Migjeni' Shkoder 8 Shtator "Jashtë bie borë" Teatri "Skampa Elbasan 9 Shtator "Borgjezi fisnik" Teatri Tetoves 10 Shtator "Tregtari Venetikut" Shfaqje pershendetëse Teatri "Andon Zako Çajupi' Korçë NDARJA E ÇMIMEVE 3-10 SHTATOR ORA 19:00 T MINISTRIA KULTURES Raiffeisen INVEST ALUFLOR INTERSPORT ர் MABIECARPET GLINA DIGTAE Oka Skrem'