Klubet shqiptare duhet të dorëzojnë bilancet në FSHF

Klubet shqiptare të futbollit duhet që në pak ditë të dorëzojnë bilancet në Federatën Shqipare të Futbollit, por edhe në shtetin shqiptar.

Javën e ardhshme sektori i licencimit në FSHF do nisë kontaktet direkte me klubet, pas një faze monitorimi që ka nisur në Dhjetor.

Ana ligjore e problematikave të klubeve shqiptare ka të bëjë me plotësimin e vendeve vakante në administratë për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme. Ndërsa sa i takon financave ka disa problematika.

“Pjesa financiare konsiston në bilancet, në auditimet e bilanceve, në pagesat e vonuara që kanë klubet karshi individëve, punonjësve, lojtarëve, stafeve drejtuese.

Brenda 31 Marsit klubet janë të detyruara sepse është pjesa ligjore e shtetit shqiptar që më 31 Mars të gjitha auditet apo bilancet e të gjitha shoqërive duhet të kenë përfunduar”.

Nga ana tjetër Federatës i duhet të raportojë çdo gjë në UEFA, pasi klubet duhet të plotësojnë edhe kriteret e vendosura nga ky organizëm për të marrë pjesë në garat europiane.