
KLP cakton zëvendësuesin e Elizabeta Imeraj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar sot drejtuesin e përkohshëm për të zëvendësuar postin e Elizabeta Imeraj, e cila u shkarkua dje nga detyra. Arens Çela është caktuar Drejtues i përkohëshëm i Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë.
Këshilli vendosi unanimisht të miratojë projekt –aktin për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Arens Çela, i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ka emërimin si prokuror.