Klinti Çollaku: Muzika është e gjithë jeta ime

Klinti Çollaku është një nga zërat më premtues të muzikës shqiptare, me shumë këngë të sjella ndër vite dhe pjesëmarrje në kompeticione të ndryshme.

Ai ka arritur të dalë në grupin e më të mirëve apo dhe si triumfues.

Aktualisht Klintin e shohim në rrugën e tij të suksesshme, por e gjithë rruga nisi që në korin e shkollës.

Asokohe ende nuk e dinte se çfarë ishte, por ky pasion u bë aq serioz sa tani është e gjithë jeta e tij.

Klinti ka patur ndër vite eksperienca të shumta duke provuar veten në muzikë, por ajo që veçon është “Gjeniu i vogël” pasi ishte A-ja e emocionove.

Pak ditë më parë Klinti i dhuroi publikut këngën më të re të titulluar “Shihemi n’kujtime”. Ritakimi me baladën duket se ka patur një sukses të menjëhershëm.